Ambasadori i ri grek në Maqedoninë e Veriut, Ioannis Malukos, nisi zyrtarisht detyrën pasi i dorëzoi sot kredencialet presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Ai deklaroi se Athina do të ofrojë mbështetje të fortë për integrimin evropian të vendit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme Greke e ka regjistruar tashmë Malukos si drejtues të misionit diplomatik në Shkup.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, Malukos u shpreh i gatshëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë përmes një dialogu politik konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
Diplomati grek bëri të ditur se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga çështjet kryesore të presidencës greke të Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027.
Ai veçoi edhe rolin e kompanive greke që operojnë në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si një lidhje të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve.
Presidentja Siljanovska-Davkova deklaroi se pret që mandati i ambasadorit Malukos të ndihmojë në nisjen e një etape të re të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.







