Punonte si kamarier, si u kap mat shqiptari me 1 kg kokainë në Angli

Policia britanike ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar i cili gjatë një ndalese të zakonshme është kapur me 1 kg kokainë në makinën e tij.

Mësohet se në prangat e policisë britanike ra shtetasi Kastriot Dardha, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Golf” në autostradë.

Ai u ndalua rastësisht nga policia, pas dyshimeve se mund të mos kishte patentë.

Mediat britanike shkruajnë se Dardha punonte si kamarier, i cili kishte ardhur në Britani për të fituar shumë para, me dëshirën për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.

Gjykata e Noruich tha se 23-vjeçari fillimisht iu dha detaje të rreme oficerëve të policisë, të cilët gjetën një paketë, e cila dukej se përmbante një kilogram drogë, në pjesën e pasme të pasagjerëve.

Dardha, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatë, pasi kishte pranuar më herët praninë e lëndës narkotike.

Ai dënua me 20 muaj burg.

 


Shtuar 5.08.2021 19:19