Taranto 2026”, Shqipëria U-21 eliminohet në përfundim të fazës së grupeve

Përfaqësuesja shqiptare U-21 e ka përfunduar pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur e treta në Grupin B me 4 pikë.

Të lidhura

None found

Në takimin e fundit të grupit, skuadra kuqezi e drejtuar nga Alban Bushi pësoi humbje 2-0 përballë Algjerisë. Fraksioni i parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa pas pushimit algjerianët shënuan dy herë nëpërmjet Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz.

Shqipëria grumbulloi gjithsej 4 pikë në këtë fazë, të siguruara nga barazimi 1-1 me Italinë dhe triumfi 3-1 ndaj Kosovës.

Fitorja 3-0 e Italisë kundër Kosovës ndryshoi renditjen përfundimtare të Grupit B. Italianët kaluan kuqezinjtë dhe prenë biletën për në gjysmëfinale falë golavarazhit më të mirë.

Në këtë mënyrë përfundoi aventura e Shqipërisë në “Taranto 2026”. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive në turne, me një fitore, një barazim dhe një humbje në tri ndeshje.

Renditja e Grupit B:

Algjeria 9 pikë

Italia 4 pikë

Shqipëria 4 pikë

Kosova 0 pikë


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetcasibom