Pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren, Haxhiu kërkon ndaljen e dhunës dhe vrasjeve të grave

Pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që rasti të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë.

Sipas Haxhiut, kjo ngjarje nuk duhet parë si incident i veçuar, pasi vetëm dy ditë më herët ishte vrarë edhe një grua tjetër.

Të lidhura

None found

Ajo ka deklaruar se lajmi për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren e ka tronditur, ndërsa ka theksuar se dy vrasjet e grave brenda pak ditësh nuk mund të konsiderohen raste të izoluara.

Haxhiu u ka kërkuar institucioneve të drejtësisë që hetimet të zhvillohen deri në zbardhjen e plotë të rasteve dhe përgjegjësit të ndëshkohen me dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

Ajo ka nënvizuar se, krahas sqarimit të çdo rasti, është po aq e domosdoshme që dhuna të identifikohet dhe të parandalohet përpara se të çojë në vrasje.

Njëherësh, Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës ndaj tyre.

Në përfundim të reagimit, ajo i ka përcjellë ngushëllimet e saj familjes së gruas së ndjerë.


Shtuar 26.08.2026 18:36

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis