Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 vdekje dhe 195 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 16 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 109.039 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2270 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 105.704 persona, ndërsa raste aktive janë 1065./albeu.com