Chelsea hap negociatat për Emiliano Martinez pas dështimit të transferimit te Juventusi

Emiliano Martinez pritet të largohet nga Aston Villa gjatë kësaj vere, ndërsa klubi anglez ka afruar tashmë Zion Suzukin si zëvendësues të tij. Pas mosrealizimit të kalimit te Juventusi, portieri argjentinas është bërë objektivi i radhës i Chelseat.

Fabrizio Romano raporton se londinezët kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Martinezit dhe se gardiani ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Blutë.

Të lidhura

None found

Marrëveshja me Aston Villan mund të arrihet pa pengesa të mëdha, pasi klubi është pajtuar me largimin e portierit, i cili ka kontratë me të deri në vitin 2029 në Villa Park.

Interesimi i Chelseat lidhet edhe me problemet që skuadra ka shfaqur prej vitesh në këtë pozicion. Robert Sanchez shihet si pika më e dobët e formacionit aktual, ndërsa edhe portierët që e kanë paraprirë nuk kanë bindur. Në fakt, vështirësitë e klubit në portë datojnë që nga largimi i Thibaut Courtois.

Martinez vlerësohet si një ndër portierët më të mirë në botë gjatë viteve të fundit. Megjithatë, për Chelsean mbetet shqetësuese gjendja e tij fizike, pasi ‘Dibu’ po pret të rikthehet nga një dëmtim në gisht.

Portieri argjentinas ishte përmendur më herët si përforcim i mundshëm i Juventusit, por Zonja e Vjetër e ndërpreu interesimin për shkak të pikërisht këtij dëmtimi.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis