Allan Elias pritet të udhëtojë të enjten drejt Anglisë për të përmbyllur transferimin e tij nga Palmeiras te Manchester City, në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro.
Sipas Fabrizio Romanos, anësori 22-vjeçar do të zhvillojë sot takimin e lamtumirës me lojtarët dhe stafin e Palmeirasit, përpara nisjes së tij. Transferimi do të marrë formë përfundimtare pas mbërritjes së brazilianit në Angli.
Të lidhura
None found
Futbollisti, i cili aktivizohet në krahun e djathtë dhe preferon të luajë me këmbën e majtë, është formuar te akademia e Palmeirasit. Me ekipin brazilian ai ka regjistruar 96 paraqitje, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë 12 asistime, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi titujt e Campeonato Paulista.
Shkathtësia e tij në repartin ofensiv pritet t’i shtojë alternativat Manchester Cityt, teksa klubi po vijon ristrukturimin e skuadrës nën drejtimin e ri.
Pak ditë më parë, City finalizoi edhe largimin e Savinhos, i cili u transferua te Tottenham Hotspur për 100 milionë euro.
