Arsenali këmbëngul për Julian Alvarez, përgatit ofertë të bujshme me para dhe një lojtar

Arsenali, kampioni i Ligës Premier, raportohet se do ta ndjekë deri në fund mundësinë për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

Të lidhura

None found

Gazetari Siro Lopez bën të ditur se klubi londinez synon të tentojë nënshkrimin me sulmuesin argjentinas deri në çastet e fundit të merkatos.

Atletico Madridi thuhet se ka mbyllur çdo mundësi për të negociuar një marrëveshje me Barcelonën, por është i gatshëm të marrë në shqyrtim një ofertë zyrtare nga Arsenali.

Realizimi i transferimit, megjithatë, do të kushtëzohej nga kërkesa të rëndësishme financiare dhe sportive. Los Rojiblancos pretendojnë një paketë me vlerë nga 100 deri në 150 milionë euro, si dhe përfshirjen e një futbollisti që mund ta zëvendësojë drejtpërdrejt Alvarezin.

Lopez raporton se Diego Simeone, duke marrë parasysh situatën aktuale rreth lojtarit, do të ishte i gatshëm ta miratonte largimin e tij. Trajneri, sidoqoftë, do të kërkonte me ngulm afrimin e një zëvendësuesi me të njëjtin status.

Viktor Gyokeres, sulmuesi i Arsenalit, konsiderohet kandidati kryesor për ta plotësuar këtë boshllëk. Atletico mund t’i hapë rrugë largimit të Alvarez para mbylljes së afatit nëse “Topçinjtë” ofrojnë një shumë afër 100 milionë eurove dhe përfshijnë në marrëveshje edhe yllin suedez.

Në rrethanat aktuale, skuadra nga Madridi do ta konsiderojë ndarjen me lojtarin kryesor të repartit ofensiv vetëm nëse përfiton një kompensim të madh financiar dhe një zëvendësues që përmbush plotësisht kërkesat e Simeones.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis