Shoqata Profesionale e Futbollistëve në Angli (PFA) ka bërë publike 11-shen më të mirë të sezonit në Ligën Premier, me Arsenalin dhe Manchester Cityn që kanë marrë shumicën e vendeve.
Kampionët e Anglisë, Arsenali, përfaqësohen nga pesë lojtarë, kurse katër futbollistë vijnë nga Manchester City. Dy pozitat e mbetura në formacion u përkasin lojtarëve të klubeve të tjera.
Të lidhura
None found
David Raya është zgjedhur portieri i sezonit. Ai siguroi edhe çmimin “Golden Glove”, falë 19 ndeshjeve të përfunduara pa pranuar gol.
Reparti defensiv përbëhet nga Jurrien Timber, Gabriel Magalhaes dhe William Saliba, ndërsa katërshja plotësohet nga Nico O’Reilly i Manchester Cityt.
Në mesfushë kanë zënë vend Declan Rice i Arsenalit dhe Rayan Cherki i Manchester Cityt. Përkrah tyre është përzgjedhur edhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes.
Fernandes pati një sezon të jashtëzakonshëm dhe vendosi rekord në Ligën Premier duke dhuruar 21 asistime. Portugezi u shpall gjithashtu Lojtari i Vitit në Ligën Premier, fitoi çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit dhe u nderua me PFA Players’ Player of the Year.
Asnjë futbollist i Arsenalit nuk është përfshirë në repartin sulmues, ku votuesit përzgjodhën tre nga realizuesit më të mirë të kampionatit.
Pas një sezoni me 27 gola, Erling Haaland udhëheq treshen e sulmit. Atij i bashkohen Igor Thiago i Brentfordit, autor i 22 golave, dhe Antoine Semenyo, i cili realizoi 17 gola dhe gjatë sezonit kaloi nga Bournemouth te Manchester City.
