Drejtoria e të Ardhurave Publike ka ngritur alarmin për një valë mesazhesh SMS mashtruese, në të cilat qytetarëve u thuhet se rimbursimi i tatimit është gati.
Të lidhura
None found
Brenda këtyre mesazheve gjendet një link që mund të shfrytëzohet për të vjedhur ose keqpërdorur të dhënat personale dhe bankare të personave që e klikojnë.
Nga DAP-u u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e hapin atë link dhe të mos fusin asnjë të dhënë të ndjeshme në faqet që mund të jenë të dyshimta.
Çdo informacion duhet të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe faqes së saj zyrtare ujp.gov.mk.
Po ashtu, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë edhe familjarët e të afërmit për këtë rrezik mashtrimi.
