Sipas të përditshmes MARCA, Alejandro Balde ka vendosur përfundimisht të ndahet nga Barcelona përpara përfundimit të afatit kalimtar të verës.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi 22-vjeçar i krahut të majtë kishte planifikuar fillimisht të vazhdonte në “Camp Nou”, por transferimi i Joao Cancelos dhe mosaktivizimi i tij në përballjen me Elchen, ku trajneri zgjodhi talentin e ri Xavi Espart, e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.
Ndërkohë, agjenti Jorge Mendes dhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kanë nisur punën për të gjetur një skuadër të re për futbollistin.
Manchester United vazhdon të shihet si opsioni kryesor për Balden, megjithëse në orët e fundit skenari i transferimit ka ndryshuar.
Pasi ka shpenzuar shumë në ditët e fundit të merkatos dhe përballet me kufizime financiare, klubi anglez nuk po mendon më për blerjen e kartonit të tij, por për një huazim.
Barcelona do të preferonte një shitje të përhershme të mbrojtësit, por koha e shkurtër që ka mbetur deri në mbylljen e afatit mund t’i detyrojë katalanasit të pranojnë largimin e tij në formë huazimi.
Për rrjedhojë, Balde po afrohet gjithnjë e më shumë me një të ardhme jashtë Barcelonës, ndërsa Manchester United mund të jetë klubi ku ai do të vijojë karrierën.
