Një person ka marrë me forcë një shumë parash nga arka e një marketi në lagjen nr. 17 të Durrësit, rreth orës 15:00, dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shkuar pa vonesë në market dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, ka identifikuar autorin e dyshuar.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar është shtetasi F. S., rreth 26 vjeç. Shërbimet policore po kryejnë kontrolle në zonë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së të dyshuarit.
