Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të Virusit të Nilit Perëndimor për vitin 2026 në Korçë

Rasti i parë i infeksionit me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri gjatë vitit 2026 është identifikuar në qarkun e Korçës. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai u evidentua gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm dhe intensiv të këtij infeksioni në vend.

Që prej janarit 2026, janë analizuar 30 mostra nga persona të dyshuar për infeksion me WNV dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Rasti i zbuluar së fundmi përbën rastin e parë të konfirmuar në vend për këtë vit.

Të lidhura

None found

Pas konfirmimit, Instituti i Shëndetit Publik ka vijuar ndjekjen epidemiologjike te njerëzit, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit, si edhe mbikëqyrjen e situatës në rang vendi.

Virusi i Nilit Perëndimor është evidentuar në Shqipëri edhe në vitet e shkuara. Gjatë vitit 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan dy raste të konfirmuara.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş