Manchester City i afrohet marrëveshjes për Enzo Fernandez, Chelsea kërkon 140 milionë euro

Manchester City është në rrugën drejt një marrëveshjeje me Chelsean për transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez, sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio.

Të lidhura

None found

Fernandez po ushtron presion për të realizuar lëvizjen, ndërsa dy klubet vijojnë bisedimet për të arritur një akord mbi vlerën e transferimit.

Chelsea ka ndryshuar kërkesat për kartonin e 25-vjeçarit, duke e rritur çmimin nga rreth 120 milionë euro, siç ishte raportuar më herët, në 140 milionë euro.

Edhe pse shuma e kërkuar është rritur, negociatat po ecin përpara. Manchester City beson se mund ta përmbyllë transferimin para përfundimit të afatit kalimtar.

Ndërkohë, kampionët anglezë pritet të humbasin një tjetër mesfushor, pasi Nico Gonzalez është pranë largimit nga skuadra.

Di Marzio raporton se spanjolli mund të transferohet te Newcastle, një lëvizje që do të ndikonte ndjeshëm në përbërjen e mesfushës së Manchester Cityt.

Klubi anglez ka qenë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar dhe tani po përgatit një tjetër operacion të rëndësishëm, me Enzo Fernandezin që mund të mbërrijë dhe Nico Gonzalez që pritet të largohet para mbylljes së merkatos.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş