Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski, është regjistruar në liqenin e Kukësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:15. Shtetasi E. T., 29-vjeç, banues në Kukës, ishte duke drejtuar një Jet Ski, ku ndodhej edhe shtetasi E. P., 46-vjeç.
Të lidhura
None found
Gjatë lëvizjes, mjeti është përplasur aksidentalisht me një tjetër Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po afrohej drejt bregut për të ankoruar mjetin.
Si pasojë e përplasjes, kanë marrë dëmtime të lehta E. T. dhe E. P. Të dy janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës kanë proceduar penalisht 29-vjeçarin E. T. për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.
Dy mjetet lundruese janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
