Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë me drejtim kryesor Verilindje -Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
