Diabate ishte lojtari më i spikatur në fushë në ndeshjen ku Egnatia triumfoi 3-0 ndaj Tiranës. Pas debutimit në “Abissnet Superiore”, futbollisti foli për paraqitjen e tij dhe përshtatjen me skuadrën.
Të lidhura
None found
“Ndihem shumë mirë. Këtu më kanë pritur ngrohtë dhe gjithçka është super. Deri tani, gjërat po shkojnë në mënyrë perfekte”, u shpreh Diabate.
Lidhur me performancën e tij, ai theksoi se i nevojitet ende kohë për t’u ambientuar plotësisht: “Më duhet akoma kohë për t’u përshtatur, për të hyrë në mekanizmat e skuadrës dhe për t’u bërë pjesë e lojës”.
