Blerja më e shtrenjtë në historinë e Anglisë, Jack Grealish te Man. City për 117 milion Euro

Merkato për klubet angleze nuk njeh krizë. Teksa Chelsea po përgatitet të derdhë 130 mln euro në arkën e Interit për Lukakun, finalisti i Champions League që rivalizoi “blutë e Londrës”, Man. City do të shpenzojë jo pak por 100 mln paund ose 117 mln euro për Jack Grealish.

Akordi është arritur mes klubeve dhe zyrtarizimi mbetet vetëm fornalitet çka do ta bëjë mesfushorin e Aston Villas, lojtarin më të shtrenjtë të blerë në Angli.

Pep Guardiola e ka bërë të qartë se ai do me çdo kusht dy goditje këtë verë, tepër të shtrenjta. Njëri është Jack Grealish dhe ska mbaruar sepse i dyti është Harry Kane, edhe më i”kriposur” në çmim se mesfushori pasi Tottenham kërkon 150 mln Euro.

Për Grealish bëhet fjalë për hapin e madh të karrieresës pasi shkon në një ekip ku duhet të bëjë diferencën dhe të zëvendësojë De Bruyne që ka probleme të shpeshta fizike.

Ndërkohë që jo më kot, Aston Villa ka shpenzuar shumë para në merkato, deri tani, 75 mln Euro, 35 mln për Emil Buenda dhe 30 mln për Leon Bailey dhe janë të gjitha paratë që vijnë nga akordi me Man. City për Grealish.


Shtuar 4.08.2021 23:48