Jennifer Aniston: Është “turp” i madh të refuzosh vaksinën

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka treguar që në fillim mbështetjen e saj ndaj sistemit shëndetësor, ndërsa përpiqet përmes rrjeteve sociale të bindë njerëzit që të vaksinohen dhe të respektojë masat mbrojtëse, informon albeu.com.

Ajo, në një intervistë për një resvistë amerikane, ka thënë se është turp të refuzosh vaksinën.

“Ka shumë njerëz që janë kundër marrjes së vaksinës ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë, pas gjithë asaj që kemi kaluar”, tha Aniston.

Më tej aktorja shtoi: “Kemi humbur njerëzit vetëm se nuk kanë bërë vaksinat dhe kjo është një fatkeqësi. Mendoj se të gjithë e kemi detyrim moral të tregojmë nëse jemi vaksinuar apo jo. Ata që nuk janë vaksinuar të bëjnë teste çdo ditë”.

Ajo tha gjithashtu se, të gjithë janë të lirë të bëjnë dhe zgjedhin çfarë të duan në fund të fundit, por të mos lejojnë propagandën dhe teoritë konspirative të shtojnë frikën e tye për të marrë vaksinën./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 15:25