Për të shtatën ditë radhazi, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke penguar hyrjen në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Të lidhura
None found
Në aksionin e sotëm janë përfshirë edhe deputetë të Aleancës, ndërsa pjesëmarrës janë bërë gjithashtu asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.
PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë rifillimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. Sipas tyre, procesi duhet të rikthehet në Kuvend dhe të vijojë aty.
Aksionet protestuese të PDK-së para Qeverisë nisën disa ditë më parë. Partia ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë ato deri në thirrjen e seancës konstituive.
