Vizita zyrtare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë ka nisur këtë të mërkurë.
Takimin e parë me përfaqësuesit e delegacionit e zhvilloi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila i priti ata.
Të lidhura
None found
Në fjalën hyrëse, Haxhiu shprehu mirënjohjen e vazhdueshme të popullit të Kosovës për rolin e NATO-s në çlirimin e vendit.
Ajo nënvizoi se Kosova do ta vlerësojë përjetësisht ndihmën e Aleancës Veriatlantike, të dhënë në periudhën më të vështirë të historisë së saj.






