Me orën 19:00 në horizont, Dinamo dhe Pafos do të përballen në “Elbasan Arena” në sfidën e vlefshme për fazën Play-Off të Conference League.
Para këtij dueli të parë, klubi dinamovit ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga tifozët, duke synuar tribuna të mbushura në stadium. “Sonte luftojmë për historinë”, shkruhej në postimin e Dinamos në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka lënë pas modestinë dhe vjen me besim, pavarësisht vështirësisë së kundërshtarit. Në ndeshjet e zhvilluara në tokën shqiptare, në “Elbasan Arena”, Dinamo ka regjistruar fitore bindëse 3 – 0 ndaj Aluminij dhe 4 – 0 kundër Auda.
