Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Zbardhet emri i autorit të dyshuar, debati mes komshinjve nisi për…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër, ku për pasojë mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Sipas informacioneve policore, mësohet se autor i plagosjes është shtetasi Pjerin Bitani dhe shkak dyshohet se ka qenë një debat për kamerat e sigurisë.

I plagosuri është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 20.08.2026 15:40

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet