Stuhi të fuqishme në Itali/ Rreth 40 mijë rrufe në Liguria, njëra godet trenin për Romë

Një valë e motit të keq ka përfshirë Ligurian, në Itali, ku janë numëruar rreth 40 mijë rrufe. Mbi 20 mijë prej tyre janë regjistruar vetëm në territorin e Gjenovës.

Të lidhura

None found

Rrufeja goditi edhe trenin Frecciabianca 8601, i cili ishte nisur nga Gjenova në drejtim të Romës. Për shkak të një defekti teknik, treni u ndal në zonën e Tigullios, ndërsa pasagjerët u zhvendosën në një tjetër tren për të vijuar udhëtimin.

Stuhia ka sjellë reshje të dendura në rajon, me mbi 60 milimetra shi të regjistruar në zonat malore. Në Chiavari, brenda një ore ranë 103 milimetra reshje, duke shkaktuar përmbytje dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin disa nënkalime.

Probleme janë evidentuar edhe në Chiavari, në provincën e Genovas. Autoritetet e Mbrojtjes Civile po ndjekin zhvillimet, por deri tani nuk është raportuar asnjë situatë emergjente, pavarësisht vështirësive të krijuara nga moti.

Kushtet atmosferike kanë ndikuar gjithashtu në funksionimin e aeroportit të Gjenovës, ku disa fluturime u vonuan. Një avion që ishte nisur nga Bukureshti u devijua gjatë orëve të para të ditës drejt Pizës.

Meteorologët paralajmërojnë se përkeqësimi i motit nuk ka përfunduar. Pas një ndërprerjeje të mundshme të reshjeve gjatë orëve të së enjtes, pritet që të premten situata të rëndohet sërish, me reshje më intensive dhe stuhi të forta përgjatë bregdetit.

Mot i paqëndrueshëm është shënuar edhe në Toskanën qendrore dhe veriore. Qendra Operative Rajonale e Mbrojtjes Civile ka vendosur alarm portokalli për stuhi të forta, nga ora 22:00 e së enjtes, 20 gusht, deri në orën 18:00 të së premtes, 21 gusht.

Në pjesën tjetër të Toskanës do të jetë në fuqi alarmi i verdhë gjatë gjithë ditës së premte. Presidenti i rajonit, Eugenio Giani, bëri të ditur masat përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar gjithashtu edhe alarmin e verdhë për rrezikun e përmbytjeve përgjatë sistemit kryesor të lumenjve në Toskanën qendrore.


Shtuar 20.08.2026 14:52

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet