Prokuroria mbyll hetimin për prokurimin e 19 spitaleve modulare: Nuk u gjetën prova për keqpërdorim

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar procedurën hetimore lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.

Të lidhura

None found

Hetimi nisi më 10 shtator 2021, dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në spitalin modular në Tetovë, ku nga zjarri humbën jetën 14 persona. Në atë kohë, Prokuroria bëri të ditur se do të verifikonte dokumentacionin për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare.

Gjatë një brifingu me gazetarët, prokurorja Verica Berzhecka tha se shqyrtimi i dokumentacionit të gjerë dhe kompleks nuk nxori dyshime të bazuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë procedurave të prokurimit publik.

Rasti u drejtua fillimisht nga ish-prokurorja Villma Ruskoska, më pas nga Elizabeta Josiovska, ndërsa në fazën e fundit u trajtua nga Berzhecka. Hetimi përfshiu dokumentet që lidhen me ndërtimin dhe prokurimin e 19 spitaleve modulare në vend./TV21/


casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet