Sfidat e para evropiane për Egnatian dhe Dinamon do të zhvillohen në stadiumet e tyre. Egnatia zbret e para në fushë kundër Lillestrom në Rrogozhinë, me ndeshjen që starton në orën 19:00, ndërsa tre orë më vonë, Dinamo përballet me Pafos në “Elbasan Arena” duke nisur në orën 21:00.
Të lidhura
None found
Këto dy takime mbartin një peshë të madhe për rrugëtimin drejt fazës së grupeve. Përparësia e të luajturit në shtëpi, e kombinuar me mundësinë e mbushjes së stadiumeve nga tifozët, rrit optimizmin si te skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, ashtu edhe te ajo e Ilir Dajës.
Megjithëse kundërshtarët nuk lejojnë asnjë nënvlerësim, të dyja ekipet shqiptare duhet patjetër të synojnë një rezultat pozitiv që do t’u japë qetësi për ndeshjet e kthimit. Pikërisht në transferta do të vendoset se cila skuadër do të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e kompeticioneve europiane.
Fakti që topi do të rrotullohet fillimisht në tokën shqiptare përbën një avantazh të qartë për ekipet tona, prandaj 90 minutat e para do të jenë një betejë e vërtetë në të dyja fushat për të hedhur themelet e një kualifikimi që do të mbetej në histori.
