Komandanti i KFOR-it pritet nga shefi i EULEX-it, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit

Gjeneralmajori Roberto Vergori, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, është pritur në një takim nga shefi i EULEX-it, Antero Lopes.

Të lidhura

None found

Në komunikatën e lëshuar nga EULEX-i, theksohet se gjatë bisedës mes Lopes dhe Vergorit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit aktual brenda mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë, raporton Klankosova.tv.

“Duke u mbështetur në partneritetin e fuqishëm që ekziston midis EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, mirëpriti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Në fokus të diskutimeve të tyre ishin mënyrat për të avancuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin ekzistues në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reaguesve ndaj sigurisë, duke dhënë kështu një kontribut të drejtpërdrejtë në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shtuar më 19.10.2026 16:48

Tags: , ,