Zjarret në vend/ 24 vatra të raportuara brenda një dite, 7 ende aktive në Dajt, Dibër, Mat, Mirditë e Pukë

Brenda 24 orëve të fundit janë evidentuar 24 vatra zjarri në territorin e vendit, ndërsa 7 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera po monitorohen. Për shuarjen dhe izolimin e flakëve janë vënë në dispozicion qindra forca, mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë “Air Tractor”.

Vëmendja kryesore është përqendruar në Malin e Dajtit, Dibër, Mat, Mirditë dhe Pukë. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është nën kontroll dhe se, deri tani, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Të lidhura

None found

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 vatra zjarri, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 ndodhen në monitorim.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në terren aktualisht janë 140 efektivë të FA, 1 automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Malin e Dajtit, në Tiranë, zjarri vijon të jetë aktiv në të dyja anët e kreshtës, por situata po kontrollohet. Operacioni i izolimit vazhdon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zonat e banuara nuk kërcënohen.

Në Vakumone të Tiranës, vatra është izoluar dhe situata paraqitet nën kontroll, pa rrezik për banesat. Ndërkohë, Priska vijon të jetë në monitorim.

Gurë-Lura në Dibër mbetet një prej zonave ku po zhvillohet një ndër operacionet më të mëdha. Në terren ndodhen 180 forca bashkiake, 14 efektivë të Policisë, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave, ndërsa operacioni për izolimin e vatrës do të vijojë edhe sot. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmës, në kufirin Dibër/Bulqizë, zjarri është shuar në krahun e Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Bruç të Matit po vijon ndërhyrja në një terren shkëmbor dhe të vështirë. Për operacionin, ditën e sotme janë shtuar edhe 30 efektivë të FA. Banesat nuk janë të rrezikuara.

Vatra në Lufaj të Mirditës vijon të jetë aktive, por paraqitet me intensitet të ulët dhe me përparim të lehtë. Në aksion marrin pjesë MZSH, Policia, Shërbimi Pyjor, forcat bashkiake dhe banorët, të mbështetur nga 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse të FA dhe 9 efektivë ushtarakë.

Në Fushë-Lajë të Pukës, ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira terreni. Era ka favorizuar përhapjen e zjarrit në drejtim të pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata në të gjithë vendin po përballohet përmes përdorimit të kapaciteteve tokësore dhe ajrore, me fokus te izolimi i vatrave aktive dhe ruajtja e zonave të banuara. Në disa prej zonave, zjarret janë vënë nën kontroll ose janë izoluar, ndërsa për vatrat kryesore aktive nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron pa ndërprerje zhvillimet në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe mjetet operacionale vijojnë të qëndrojnë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


Shtuar 18.08.2026 09:54

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom