Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ku rikonfirmoi angazhimin për vijimin e integrimit evropian të vendit.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, Osmani nënvizoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit me BE-në dhe për krijimin e një të ardhmeje të mbështetur te demokracia, sundimi i ligjit dhe respekti për dinjitetin njerëzor.
“Evropa nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është hapësira e vlerave ku kemi besuar, edhe atëherë kur na mohohej e drejta për të qenë të lirë”, ka shkruar ajo.
Osmani tha se, edhe përballë vështirësive, qytetarët e Kosovës kanë treguar se nuk janë lëkundur nga orientimi i tyre evropian.
Ajo theksoi se ky synim duhet të shoqërohet me veprime konkrete, krijimin e mundësive të reja dhe një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.




