Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:00, një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.
Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
