Berisha në Kuvend: Socialistët janë bërë bashkëfajtorë në çështjen e Vlora Hysenit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi fjalën e tij në Kuvend duke komentuar çështjen e Vlora Hysenit dhe marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi.

Berisha kritikoi gjithashtu rrëzimin e kërkesës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me Vlora Hysenin, duke akuzuar deputetët socialistë se janë pjesë e “klubit Agasi”.

Të lidhura

None found

“Shkelni Kushtetutën dhe të drejtën kushtetuese. Në historinë 100 e ca vjeçare të shtetit shqiptar, kemi implikimin direkt të shefes së Shërbimit në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës, nëpërmjet koordinatorit Ergys Agasi.

Fakti që bllokoni një mocion të tillë tregon se çfarë jeni. Jeni anëtarë të klubit Agasi dhe, duke pranuar një vendim të tillë antikushtetues, bëheni bashkëfajtorë me padronin në këtë akt.

Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrion me rekomandimin e Aleksandër Vuçiçit. Ajo u caktua në këtë detyrë pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës e shkarkuan si të padenjë.

Vlora Hyseni ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë dhe ky ishte kriteri mbi të cilin u bë emërimi i saj. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ajo udhëtoi drejt Beogradit, i cili do të ishte kryeqyteti i parë që do të vizitonte kjo drejtuese e SHISH-it.

Që nga momenti i emërimit në atë funksion, ajo kontrollohej nga Ergys Agasi”, deklaroi Berisha.


Shtuar më 8.10.2026 10:53