PDK, LDK dhe Aleanca nuk marrin pjesë në takimin e Haxhiut, aty priten Kurti dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar sot në orën 09:00 partitë parlamentare në një takim që synon gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit.

Të lidhura

None found

Ftesa e saj nuk është pranuar nga të gjitha subjektet politike. Në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të marrë pjesë vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e këtij takimi.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi se partia e tij nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albulena Haxhiut.

Gjatë një konference për media, Ismaili tha se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, me kërkesën për thirrjen e seancës.

“Kjo është edhe një përpjekje tjetër për manipulim nga zoti Kurti, përmes zvarritjes së afateve në raport me afatin e Gjykatës Kushtetuese. Në vend të kësaj, zonja Albulena Haxhiu do të duhej t’i dërgonte letër Avni Deharit që ta thërrasë Kuvendin. Çdo pushtet në Kosovë, përfshirë atë politik, funksionon dhe mbështetet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Kuvendi është i suspenduar. Çfarë logjike ka që të ushtrosh mandat dhe të dërgosh letra? Letra e parë duhej t’i dërgohej Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.

Takimin e ka refuzuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja zhvillon bisedime me kryetarët e partive politike.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Në këtë rast, takimi i vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Sipas qëndrimit tonë, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe mund të flasim vetëm me personat që janë përgjegjës për këtë çështje”, u shpreh Abdixhiku.

Edhe Aleanca ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik. Ju dhe Kurti jeni tepër të qartë se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni një takim për të gjetur fajtorin për vendimin tuaj, të cilin tashmë e keni marrë, për ta çuar vendin në zgjedhje, këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj është më i gjerë. Ju synoni ta zvarrisni këtë bllokadë deri në datën që ju përshtatet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk do t’ju japë alibi. Nëse vërtet do t’i kishit dashur votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, kishte shkruar kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Haxhiu ka reaguar përmes një postimi lidhur me takimin e sotëm dhe refuzimin e tij nga partitë. Ajo ka theksuar se tri procese zgjedhore të zhvilluara njëra pas tjetrës, me rezultate të përafërta, tregojnë se situata aktuale nuk mund të zgjidhet pa dialog politik.

“Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas ushtrueses së detyrës së Presidentes, edhe pse zgjedhja e Presidentit paraqitet formalisht si një fazë e mëvonshme e procesit institucional, rrethanat aktuale e bëjnë atë pikën e parë nga ku duhet të nisë dialogu.

“Është evidente se pa një marrëveshje për t’i hapur rrugë një procesi të ri zgjedhor, i cili praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re, aq më pak zgjidhje”, ka deklaruar ajo.

Albulena Haxhiu ka njoftuar se në takim janë ftuar drejtuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare, me qëllim arritjen e një konsensusi politik.

Ajo ka shprehur keqardhje për vendimin e partive që nuk e pranuan ftesën.

“PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe, mbi të gjitha, mungesë të vullnetit për t’i tejkaluar qëndrimet barrikaduese”, ka shkruar Haxhiu.


jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom