Harry Kane sinjalizon bisedime të afërta me Bayernin: Ka ardhur momenti të diskutojmë

Harry Kane ka dhënë deklaratën e tij të parë konkrete lidhur me të ardhmen te Bayern Munich, duke bërë të ditur se së shpejti do të ulet me drejtuesit e klubit për të diskutuar zgjatjen e kontratës.

Të lidhura

None found

Marrëveshja aktuale e sulmuesit anglez me kampionët gjermanë skadon në vitin 2027, çka do të thotë se atij i mbetet edhe një vit kontratë. Kane pret që negociatat për rinovimin të fillojnë javën e ardhshme ose një javë më vonë.

“Kam vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën time, kështu që tani është koha të flasim për këtë. Do të diskutojmë javën e ardhshme ose javën pas saj. Të dyja palët janë shumë të qeta për këtë çështje”, deklaroi ai.

Përmes këtyre fjalëve, 33-vjeçari përcaktoi për herë të parë një afat të qartë për lëvizjet e ardhshme që lidhen me vazhdimësinë e tij në Munich.

Drejtuesit e Bayernit synojnë ta mbajnë anglezin për një kohë të gjatë. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se klubi po vlerëson zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2029, duke përfshirë edhe mundësinë e vazhdimit për një sezon shtesë.

Që prej kalimit nga Tottenham, Kane është shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të Bayernit. Ai është ambientuar mjaft mirë në Munich, ku ndihet i lumtur së bashku me familjen.


Shtuar 17.08.2026 16:58

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabet