Zjarret shkatërruese në Kroaci shkaktojnë 1 viktimë, arrestohen 4 të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme

Policia kroate ka vënë në pranga katër persona, të dyshuar se kanë shkaktuar disa prej zjarreve të fuqishme që përfshinë javën e kaluar bregdetin e Adriatikut.

Të lidhura

None found

Vala e gjatë e të nxehtit dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e dhjetëra vatrave që nisën të shfaqeshin të enjten në pika të ndryshme të bregdetit kroat. Situata më e rëndë u regjistrua në jug, pranë qytetit të Omisit, ku një person humbi jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën. Mes të dëmtuarve, tetë persona janë shtruar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Autoritetet ende po punojnë për identifikimin e trupit të gjetur në një zonë të përfshirë nga flakët, ndërsa një 34-vjeçar me shtetësi boshnjake vijon të jetë i zhdukur, raportoi policia për AFP.

Të arrestuarit, të ndaluar të shtunën, janë përfshirë në një “hetim penal” nën dyshimin se kanë “ndezur zjarre në zonën e Zadarit”. Bëhet fjalë për një qytet të Adriatikut qendror kroat, i cili ka edhe një port të madh.

Katër të dyshuarit u kapën disa dhjetëra kilometra larg Zadarit, pasi banorët njoftuan autoritetet për “sjelljen e tyre të dyshimtë”, sipas policisë.

Në territorin e Zadarit, gjatë së premtes dhe së shtunës, flakët dogjën sipërfaqe me pisha dhe ullinj.

Legjislacioni penal i Kroacisë parashikon nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg për zjarrvënie me dashje, qoftë ajo e shkaktuar nga pakujdesia apo e kryer qëllimisht, kur rrezikon jetën ose pasurinë e njerëzve.

Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë edhe nëse zjarri që shkaktoi dëme të mëdha nga nata e së enjtes deri të premten, sidomos në zonat e banuara të rajonit të Omisit, ka ardhur si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme.

Flakët, të përforcuara nga erërat e forta, përshkuan me shpejtësi kilometra të tëra përgjatë vijës bregdetare. Dhjetëra banesa, automjete, restorante dhe kafene u shkatërruan plotësisht.

Përballë rrezikut, mijëra banorë dhe turistë u evakuuan. Në disa zona zjarri mbërriti deri në plazhe, duke detyruar shumë persona të futeshin në det për të shpëtuar. Në operacionet e shpëtimit u angazhuan edhe anijet e rojes bregdetare.

Në spitalet e Splitit dhe Zagrebit vijojnë të marrin trajtim tetë persona me djegie të rënda, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare.


Shtuar 17.08.2026 17:01

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş