Igor Markoviqit i kërkohet paraburgimi pas arrestimit për sulmet ndaj KFOR-it

Prokuroria Speciale i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, i arrestuar të dielën në Zveçan nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmet e dhunshme kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Arrestimi u krye në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në Zveçan nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, bëri të ditur Prokuroria Speciale.

Menjëherë pas ndalimit të tij, organi i akuzës dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit.

Markoviqi dyshohet për përfshirje në veprime kriminale që lidhen me përleshjet e dhunshme të vitit 2023 në veri të vendit, ku u sulmuan pjesëtarë të KFOR-it dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale njoftoi se pas arrestimit procedurat ligjore ndaj të dyshuarit janë duke vijuar.

Gjithashtu, në njoftimin e saj, Prokuroria Speciale publikoi pamje zyrtare nga zhvillimi i operacionit dhe çasti i arrestimit të Igor Markoviqit.

Vendimi për kërkesën e paraburgimit pritet të merret nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Deri në një vendim përfundimtar gjyqësor, i dyshuari konsiderohet i pafajshëm.


Shtuar 17.08.2026 16:56

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş