Mbrëmjen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dy fëmijë.
Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
