Banorja e moshuar revoltohet pas ndërhyrjes së policisë te Medreseja: Të largohet Edi Rama, vendi t’i besohet të rinjve

Ndërhyrja e forcave të policisë në zonat e banuara të kryeqytetit ka shkaktuar shqetësim edhe te të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Pas përplasjes me protestuesit në zonën e Medresesë, një banore e moshuar ka rrëfyer live për mikrofonin e News24 përjetimin e saj.

E tronditur nga përdorimi i gazit dhe ajo që e cilësoi si terror në mes të lagjes, gruaja kritikoi ashpër mënyrën e sjelljes së policisë ndaj të rinjve. Ajo kërkoi largimin e menjëhershëm të klasës së vjetër politike dhe u bëri thirrje të rinjve të marrin në dorë drejtimin e vendit.

Të lidhura

None found

Banorja e Medresesë deklaroi:

“Turp! Na terrorizojnë në lagje! Na trembën, jemi me probleme shëndeti. Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?! Sa herë kemi dalë u kemi thënë ‘mos!’. Po vdiq rinia, do të vdesim dhe ne. Turp, turp!

Të ikë Edi Rama sa më parë, të ikë Sali Berisha! Të rrojë rinia rehat, ta marrë brezi i ri këtë shtet! Duke dëgjuar këtë budallenjtë në televizor… i kanë bërë punët monopol, punojnë vetëm deputetët dhe japin firmat vetëm ata! Unë jam një punëtore, kam 35 vite në shtypshkronjë dhe nuk më lënë të punoj më!”


Shtuar më 19.10.2026 19:57