Xhaka ishte zgjedhja e parë e Mourinhos që nga koha kur arriti te Roma, por Arsenal refuzoi disa propozime dhe së fundmi trajneri Mikel Arteta konfirmoi se nuk largohet.
Sipas Calciomercato dhe Bild, shënjestra tjetër e Romës do jetë Delaney që është në fundin e kontratës me Dortmundin.
Vlera e lojtarit është 10 milionë euro, por duke marrë parasysh që ka një vit në kontratë, Roma shpreson ta kompletojë transferimin për më pak.
Danezi ka shënuar 60 gola për shtetin e tij duke iu ndihmuar të kualifikohen deri në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Ndërkohë, edicionin e kaluar me Dortmund shënoi një gol dhe dhuroi pesë asistime në 34 ndeshje.