Aktivizohet një vatër zjarri në Mamurras, flakët afrohen me banesat (VIDEO)

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar ditën e sotme në Mamurras. Sipas banorëve, zjarri i fuqishëm rrezikon edhe banesat.

Ndërkohë zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ditët e fundit, ka pasur situatë shqetësuese në jug të vendit si pasojë e zjarreve. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku flakët janë shumë pranë banesave dhe terreni është tepër i vështirë.

 


Shtuar 1.08.2021 14:27