Familjet shqiptare nxirren nga kampi i ISIS, Rama mbërrin në Liban

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot për në Liban. Udhëtimi i tij vjen në kuadër të operacionit të riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve që kishin mbetur në kamp, pas shpërbërjes së ISIS.

Në udhëtimin e tij, Ramën e  shoqëron edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, shkruan Rama në Facebook./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 16:20