Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 81 raste të reja me Covid – 19 nga 5,315 testime të realizuara.
Gjithashtu njoftoi se, 12 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk janë regjistruar raste të vdekjes.
Numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 156.380, numri i pacientëve të shëruar në 150.362, i të vdekurve 5.493, ndërsa momentalisht ka 525 raste aktive./albeu.com