Mbytet pushuesi në plazhin e Tales në Lezhë

Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30.

Mësohet se personi në fjalë është futur të lahet, por është ndjerë keq në ujë. Zemra e tij ka ndaluar së rrahuri dhe pushuesi është nxjerrë i pajetë nga uji.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po  punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”


Shtuar 30.07.2021 20:01