Carragher zgjedh favoritin për titullin e Ligës Premier dhe nxjerr jashtë garës dy klubet e mëdha

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe aktualisht analist futbolli, ka dhënë që tani parashikimin e tij për skuadrën që do të shpallet kampione e Ligës Premier në sezonin 2026/27.

Pas fitimit të titullit, Arsenali do të hyjë në sezonin 2026/27 si kampion për herë të parë që nga edicioni 2004/05, me synimin për të mbrojtur trofeun. Ndërkohë, nëntë klube të elitës angleze do ta nisin kampionatin me trajnerë të rinj, përfshirë Liverpoolin, Manchester Cityn, Newcastle United dhe Chelsean.

Të lidhura

None found

Në stolat e këtyre skuadrave kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Xabi Alonso është emëruar trajner i Chelseat, ndërsa Andoni Iraola ka marrë vendin e Arne Slotit në Anfield. Te Newcastle, Matthias Jaissle ka pasuar Eddie Howen në St James’ Park, kurse Enzo Maresca është ngarkuar me misionin e vështirë për të drejtuar Manchester Cityn pas largimit të Pep Guardiolës.

Pavarësisht largimit të Guardiolës, Carragher parashikon se Maresca do ta fitojë kampionatin që në sezonin e parë në krye të Cityt. Sipas tij, skuadra iu afrua titullit edicionin e kaluar dhe e mbylli garën në vendin e dytë, edhe pse ishte larg nivelit të saj më të mirë.

“Mendoj se City [do ta fitojë ligën]. Arsyeja pse mendoj se City është se ata ishin afër vitin e kaluar. E di që Pep është larguar, e kuptoj këtë”, deklaroi fillimisht Carragher në podkastin Football Ramble.

Më pas, ish-futbollisti i Reds argumentoi pse, sipas vlerësimit të tij, as Liverpooli dhe as Manchester Unitedi nuk janë në gjendje ta fitojnë trofeun. Ai theksoi se skuadra e drejtuar nga Iraola, të paktën në këtë moment, nuk është ende gati për të luftuar deri në fund për titullin.

“Kush e di çfarë do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm, por nuk mendoj se janë afër kësaj”, u shpreh ai për mundësitë e Liverpoolit. Kur foli për Unitedin, Carragher ishte edhe më i prerë: “Manchester United nuk do ta fitojë ligën”.

Liverpooli do ta hapë sezonin e Ligës Premier më 23 gusht, në transfertë kundër Newcastle, ndërsa po në të njëjtën datë Unitedi do të presë Hullin në shtëpi.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet