Turqia ndërpret bashkëpunimin me Vincenzo Montellan pas serisë së humbjeve

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin e kombëtares, Vincenzo Montella, duke e mbyllur marrëveshjen para përfundimit të saj, raporton mediumi turk Milliyet.

Ky vendim u mor pas paraqitjeve zhgënjyese të Turqisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra regjistroi katër humbje të njëpasnjëshme.

Të lidhura

None found

Disfata e fundit erdhi ndaj Italisë, e cila triumfoi me rezultatin 1-3. Humbja shtoi edhe më shumë presionin mbi Montellan, i kritikuar nga ekspertët dhe tifozët.

Udhëheqësit e federatës kanë arritur në përfundimin se kombëtarja ka nevojë për një ndryshim të shpejtë dhe për një drejtim të ri në procesin e zhvillimit.

TFF pritet të mbyllë në ditët e ardhshme procedurat financiare që lidhen me prishjen e kontratës, ndërsa më pas do të njoftojë emrin e përzgjedhësit të ardhshëm.

Montella mori drejtimin e Turqisë në shtator të vitit 2023 dhe pati sukses në Euro 2024, ku e dërgoi ekipin deri në çerekfinale të turneut të zhvilluar në Gjermani.

Megjithatë, forma e dobët e shfaqur për një periudhë të gjatë dhe rezultatet e fundit i dhanë fund qëndrimit të italianit në stolin e kombëtares turke.


Shtuar më 7.10.2026 10:45