FSHF uron Armand Dukën për 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, feston sot 64-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, FSHF-ja i ka përcjellë një urim përmes rrjeteve sociale.

Në mesazhin e saj, federata i ka shprehur kreut të saj urimet më të mira për shëndet, mbarësi dhe mirëqenie, ndërsa i ka dëshiruar edhe vijimin e sukseseve në drejtimin e futbollit shqiptar.

Të lidhura

None found

“Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka. Familja e madhe e futbollit shqiptar i përcjell Presidentit Duka urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë, si dhe për shumë suksese në drejtimin e futbollit shqiptar. Gëzuar ditëlindjen, President!”, shkruhet në urimin e FSHF-së.

Armand Duka mban gjithashtu detyrën e zëvendëspresidentit të UEFA-s, institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë.


Shtuar më 7.10.2026 10:39