Hamza kritikon shtyrjen e seancës: LVV po tregon mungesë serioziteti

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vendimit për ta shtyrë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Seanca u shty me kërkesën e Albin Kurtit, lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë fituese të zgjedhjeve, dhe njëherësh kryeministër në detyrë.

Në një prononcim për gazetarët në hollin e Kuvendit, Hamza e cilësoi këtë vendim si të papërgjegjshëm.

“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit nga partia që ka fituar shumicën e votave. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet”, deklaroi Hamza.

Kur u pyet për mundësinë e një takimi me LVV-në, ai u përgjigj se PDK-ja nuk ka nevojë për takime “pa rezultat”.

“Nuk kemi nevojë të takohemi. Ne kemi deklaruar rolin tonë që do të jemi parti në opozitë”, tha Hamza.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet