Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit solli zgjedhjet, vendit i nevojitet stabilitet politik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se këtë javë janë rikthyer bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike, pas ndërprerjes së tyre për shkak të zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje synon të përfshijë në këtë proces edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën, me qëllim që të arrihet një dakordim sa më gjithëpërfshirës.

“Për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, bisedimet u pezulluan, ndërsa gjatë kësaj jave ato rifilluan. Synojmë të bisedojmë edhe me PDK-në dhe AAK-në”, deklaroi Kurti në seancën e sotme.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 7 qershorit, Kurti tha se mbajtja e tyre erdhi pas dështimit për zgjedhjen e presidentit në muajin prill.

“Zgjedhjet e 7 qershorit erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit në prill. Ne dëshirojmë të ecim përpara së bashku, por kushtetutshmëria kërkon një dakordim sa më të gjerë”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit në detyrë, Kuvendi duhet ta përfundojë me sukses procesin e konstituimit, pasi një dështim i radhës mund të krijojë një situatë të re politike në vend.

“Këtë herë, konstituimi nuk duhet të përfundojë sërish me shpërndarjen e Kuvendit dhe me zgjedhje të parakohshme të arsyeshme”, deklaroi Kurti.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet