Këtë të enjte, Gjykata e Durrësit, ka lënë në masën e arrestit në burg Fetah Mataj, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj.
Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit të mesazheve telefonike të shkëmbyera mes bashkëshortëve dhe denoncimit të një punonjëseje të filialit të postës, që ka deklaruar se i kërkohej shuma 25 mijë lekë në muaj nga Mataj.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që ish-drejtoresha Elisabeta Mataj u arrestua në muajin korrik, ndërkohë që pas një qëndrimi më shumë se dy mujor në paraburgim, prej 25 shtatorit ajo u la nga gjykata në masën e arrestit në shtëpi.
Ajo akuzohet së bashku me dy punonjëse të tjera të institucionit, për përvetësimin e fondit të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në vlerën e afro 700 mijë eurove, i destinuar për degët e postës në Shijak dhe Krujë.






