Temperaturat e larta, mbi 200 telefonata çdo ditë në Ndihmën e Shpejtë

Vala e të nxehtit ka shtuar numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga ekipet e urgjencës. Daniell Georgievski nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore bëri të ditur se çdo ditë pranohen mbi 200 thirrje, të cilat lidhen si me ndërhyrjet në hapësira publike për shkak të kolapseve, ashtu edhe me rastet kur qytetarëve u rëndohet gjendja shëndetësore në shtëpi.

Të lidhura

None found

Georgievski njoftoi se ekipet e Ndihmës së Shpejtë zakonisht trajtojnë nga tre deri në pesë raste kolapsi brenda ditës, ndërsa në periudhat me temperatura të larta kjo shifër mund të rritet.

Dobësia, të përzierat, mbinxehja e organizmit dhe goditja nga nxehtësia janë simptomat për të cilat qytetarët drejtohen më shpesh te shërbimi i urgjencës, sipas Georgievskit.

Ai theksoi se në disa raste gjendja mund të stabilizohet nëpërmjet këshillave të duhura dhe një reagimi në kohë. Kujdes të shtuar duhet të tregojnë sidomos personat me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta mund t’u shkaktojnë komplikime të tjera shëndetësore.

Moti me temperatura të larta parashikohet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rekomandime, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.


Shtuar 4.08.2026 20:19

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş