Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim në Prishtinë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, njoftoi Qeveria e Kosovës, përcjell TV21.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Sipas njoftimit qeveritar, Kurti i uroi mirëseardhje në Prishtinë Zijadin Selës dhe e falënderoi për vizitën. Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, krijimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit ose presidentes.
Në takim u diskutua gjithashtu për aktualitetin në Maqedoninë e Veriut dhe për projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy vendeve, përfshirë rrugët Prizren – Tetovë dhe Bllacë – Shkup.
